
Egnatia ka menduar t’u vijë pranë tifozëve, në ndeshjen e nesërme kundër Vllaznisë. Klubi rrogozhinas do të shpërndajë 500 bileta për “Ultras Egnatia”, që janë dhe tifozët më të zjarrtë. Ky gjest vjen dhe si leksion për klubet e tjera në fazën më të nxehtë të kampionatit.
Ndeshja gjysmëfinale e “Final 4” do të marrë jetë në “Air Albania”, prej orës 20:00. Egnatia ka si avantazh dhe barazimin, që do e kalonte në finalen e madhe kundër Partizanit.
Kujtojmë se bardhejeshilët mbyllën kampionatin e rregullt në vendin e parë. Në anën tjetër Vllaznia u rendit e treta, duke humbur avantazhin e barazimit që gëzohet në “Final 4”.
Poll