Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Egnatia kërkon titullin e dytë rresht, vetëm 1 pikë i ndan rrogozhinasit nga 100 milionë lekë

Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia kërkon titullin e dytë rresht, vetëm 1 pikë i ndan
Egnatia

Egnatia vit pas viti po arrin të konfirmohet një “koçkë” e fortë në Superiore dhe një nga ekipet pretendente për të fituar çdo trofe të mundshëm. Rrogozhinasit janë kampionët në fuqi dhe do të synojnë deri në fund të mbrojtë këtë titull.

Rrogozhinasit ndodhen në vendin e parë në klasifikim me 59 pikë, 3 më shumë se Vllaznia e vendit të 2-të. Ekipit të Edlir Tetovës ditën e sotme do t’i mjaftonte  vetëm 1 pikë për të përfunduar sezonin të parët.

1 pikë e cila do të vlente plot 100 milionë lekë të vjetër. Shumë kjo që i jepet ekipit që përfundon i pari në klasifikim nga ana e FSHF-së. Tashmë kjo është më shumë se motivim për rrogozhinasit për të marrë pikën e rëndësishme në javën e fundit.

Kujtojmë se Teuta do të jetë kundërshtari i fundit i Egnatias në sezonin e rregullt në Superiore. Ndaj durrsakëtve do të luajnë në transfertë në orën 15:30.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga