Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Egnatia kërkon REAGIM pas "rrëzimit" në Shkodër, Edlir Tetova: E dimë pikën e fortë të Elbasanit, humbja ndaj Vllaznisë…

Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia kërkon REAGIM pas "rrëzimit" në Shkodër,
Edlir Tetova

Kampionët në fuqi të Superiores Egnatia, do të përballet nesër në orën 17:00 me Elbasanin në stadiumin “Arena Egnatia”, java e 20-të.

Rrogozhinasit vijnë pas humbjes ndaj Vllaznisë në Shkodër dhe do kërkojnë reagim karshi ndjekësit më të afërt në tabelë, ekipit të Ivan Gvozdenovic. Në prag të sfidës, ka folur para mediave trajneri Edlir Tetova:  

Nesër përballeni me rivalin më të afërt në tabelë, sa e rëndësishme është kjo ndeshje?

Ka rëndësi të veçantë. Ne vijmë pas një humbje. Elbasani duhet vlerësuar maksimalisht.

Bilanci negativ me Elbasanin këtë sezon, çfarë mësimesh keni marrë?  

Nuk dua të ndalem shumë te ato dy ndeshje që kemi luajtur kundër Elbasanit në këtë seozn, sepse nuk kemi qenë në kushte të barabarta, pasi kemi qenë me një lojtar më pak. Shpresojë që nesër të jemi në numër të barabartë dhe të tregojmë maksimumin.

A ndikon avantazhi në tabelë ndaj rivalit në mënyrën se si e përgatisni këtë sfidë?

Absolutisht që po. Ka specifikat e veta. Mjafton të jesh në krye. Sigurisht, avantazhi është avantazh kur je i pari. Do mundohemi të ruajmë renditjen.

Humbja në Shkodër, çfarë keni kërkuar të përmirësohet në ekip për ndeshjen e radhës?

Përqendrimi në fazën kur nuk kemi topin është shumë i rëndësishëm, sikurs mënyra e agresivitetit ndaj kundërshtarit.

Në duelet e kreut, është më e rëndësishme taktika, disiplina apo forca mendore?

Janë të treja bashkë, sepse lidhen më njëra-tjetrën. Ama, diferenca taktike përbëjnë gjithçka.

Pika e fortë e Elbasanit dhe strategjia juaj?

Elbasani është një ekip më i pjekur sivjet. Kjo për faktin se ka të njëjtën përbërje. Ata kanë ‘armë’ të fortë tranzicionin pozitiv. Mendojë të marrim masat e duhura për nesër.

A mendoni se Egnatia ka arritur pjekuri dhe stabilitet ndaj rivalëve të fortë?

Mendoj se jemi jo të plotësuar, sepse më shqetësojnë dëmtimet dhe gjendjet gripale. Shpresojë të marrim lajm sa më të mirë ngë mjekët për lojtarët që do kemi nesër në dispozicion.

Aktualisht, më e rëndësishme vazhdimësia në rezultate apo loja bindëse?

Janë dy komponentë që lidhin njëra-tjetrën. Unë kam kërkuar lojë të mirë, sepse nga loja e mirë vjen edhe rezultati.

Rëndësia e përballjes ndaj Elbasanit?

Një ndeshje që i ka të gjitha brenda. Fakti që jemi dy vendet e para tregon dhe flet shumë për rëndësinë. Jam i sigurtë se nesër do japim emocione të forta.

Poll

Lexo gjithashtu