
Egnatia dhe Partizani do të luajnë të dielën ora 15:00, supersfidën e javës 31-të. Rrogozhinasit mbajnë vendin e parë në renditjen e përgjithshme, ndërsa të kuqtë atë të tretë. 6 pikë i ndajnë, teksa kanë mbetur 6 ndeshje nga fundi.
Egnatia numëron vetëm 1 fitore ndaj Partizanit, që nga sezoni 2021/22. Partizani në anën tjetër gëzon 4. 7 të tjera kanë përfunduar barazim, ku dhe këtë sezon ka rënë në sy se 3 përballjet e Superiores janë mbyllur 1 me 1.
15 gola ka shënuar Partizani gjatë këtyre ndeshjeve, ndërsa Egnatia 12. Të dyja skuadrat kanë rezultatin 3 me 0 si fitoren më të thellë.
Parashikimi është mjaft i vështirë për këtë takim. Ashtu si mund të thuhet, që favorit ndoshta nuk ka. Nëse Egnatia luan dhe për barazim, Partizanit i bën punë vetëm fitorja.