Partizani ma rigjetur vazhdimësinë me Oltijon Kërnajën në stol. “Demat” kanë arritur të marrin 3 fitore rresht në kampionat, ndërsa në 5 javët e fundit kanë edhe 2 barazime.
Rezultate këto që i kanë ndihmuar të kuqtë që t’i largohen zonës së ftohtë të renditjes dhe të jenë tashmë vetëm 3 pikë larg “Final – Four”. Ndeshjet e radhës për kryeqytetasit janë të një niveli të “lartë”.
Kjo pasi të besuarit e Kërnajës do të matin forcat me 2 ekipe si Egnatia dhe Dinamo. 180 minuta shumë të luftuar dhe mjaft të rëndësishme për Partizanin, ku padiksutim synimi kryesorë do të jenë 6 pikët për të mbyllur vitin 2025 në mënyrën e duhur dhe fitorja ndaj rivalëve direkt do ta bënte atë pjesë me shumë gjasa të “top-4”-shes.
Ndaj rrogozhinasve do të luajnë në transfertë ditën e premte, në orën 16:30 dhe kjo sfidë është e vlefshme për javën e 17-të, ndërsa ndaj dinamovitëve do të luajnë në shtëpinë e tyre, më 23 dhjetor në orën 18:00, duel i vlefshëm për javën e 18-të dhe që mbyll kështu 2 fazat e para të kampionatit.
