Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Edi Martini zgjohet me "trenin" e fundit (MESAZHI)

Shkruar nga NEWSPORT
Edi Martini zgjohet me "trenin" e fundit (MESAZHI)
Edi Martini

Ethet e sezonit të ri të Superiores kanë nisur të ndjehen tek lojtarët, trajnerët, stafet dhe më e rëndësishmja te tifozët. Jemi vetëm 5 ditë larg startit të kampionatit dhe tashmë trajnerët po u japin dorën e fundit përgatitjeve.

Edi Martini është një prej timonierëve kampion që padiskutim do të jetë protagonist në Superiore. Me Teutën e tij do të synojnë rikthimin te titulli kampion, i cili mungon në Durrës prej 4 vitesh.

Në fakt në Durrës e “ëndërrojnë” diçka të tillë, madje trajneri shkodran ditën e sotme është zgjuar me “trenin e fundit”. Një mesazh i koduar nga Martini për rivalët, teksa në “Insta-Story” ka postuar një foto të shtypit të shkruar në vitin kur u shpall kampion dhe në dorë mban trofeun e titullit.

Siç duket 49-vjeçari kërkon “bekimin” e “trenit të fundit” të vitit kur u shpall kampion, për të shkuar drejt triumfit në sezonin e ri. Kujtojmë se Martini në krye të Teutës ka arritur të fitojë një titull kampion, një Kupë dhe një Supërkupë.

Edi Martini zgjohet me "trenin" e fundit (MESAZHI)
Postimi i Edi Martinit

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga