Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

AXHENDA/ Edhe dy javë të mbetura në elitën e futbollit shqiptar, ja ndeshjet përcaktuese

Shkruar nga NEWSPORT
AXHENDA/ Edhe dy javë të mbetura në elitën e futbollit
 

Kanë mbetur edhe dy javë nga mbyllja e sezonit të rregullt në elitën e futbollit shjqiptar, më pas 4 ekipet e para do të luftojnë për trofeun. Interesante në këto javë të fundit do të jenë përplasjet decizive mes klubeve, aty ku do vuloen fatet e sezonit.

Egnatia si lideri e përkohshme dhe ekipi që sëbashku me Vllazninë e Dinamon e kanë siguruar “Final 4”, në këto dy javë do të pres Skënderbeun dhe më pas udhëton në Durrës për të matur “muskujt” me Teutën.

Vllaznia, në pozitën e nënkampionit aktualë do të ketë dy teste delikate, karshi Elbasanit dhe Laçit. Dinamo është një tjetër skuadër e kulifikuar, teksa “përplaset” me Laçin në Kurbinë dhe Tiranën në kryeqytet.

Në radhët e Partizanit situata nuk është aq e qetë sa 3 ekipet pararendëse. Ata ende nuk janë kualifikuar zyrtarisht në “Final 4”. Misioni për titullin kalonë përmes Bylisit dhe Elbasanit, me këta të fundit do të jetë një “finale”.

Elbasani në ndjekje të Partizanit, gjen përballë Vllaznin dhe “Demat e Kuq”. Tetuta luan gjithçka kundër Tiranës, ku në rast të një fitoreje do hipotekonte mbijetesën.

Skënderbeu, kundër Egnatias dhe e mbyll karshi Bylisit, aty ku do vendoset edhe verdikti “mbijetesë”. Tirana është një tjetër ekip me peshë në futbollin shqiptar, ku qëndrimi i tyre do të varet në ballfaqimet me Teutën dhe Dinamo, një kalendar jo shumë i vështirë në letër.

    

Java e 35-të, 19 prill

Bylis-Partizani    15:30

Egnatia-Skënderbeu        15:30

Tirana-Teuta       15:30

Laçi-Dinamo       15:30

Elbasani-Vllaznia               15:30   

 

Java e 36-të, 27 prill

Vllaznia-Laçi        15:30

Dinamo-Tirana  15:30

Teuta-Egnatia    15:30

Skënderbeu-Bylis             15:30

Partizani-Elbasani             15:30

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga