
Egnatia ka marrë pushimet dhe tashmë lojtarët do të kenë mundësinë të shplodhen dhe të rifitojnë energjitë e humbura. Disa ditë pushimi për ta për t’i kaluar me familjes, përpara se të ndezin motorët për pjesmarrjen në Champions League.
Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për stafin dhe drejtuesit, të cilët vazhdojnë me punën për të ndërtuar ekipin për sezonin e ri. Kështu në Rrogozhinë kanë nisur të mendojnë edhe për largimet. Youba Drame mund të quhet i larguar nga Egnatia.
Lojtari nuk ia ka dalë të bindë drejtuesit , teksa u transferua me shumë bujë në merkaton e janarit. Drejtuesit i bëjnë dalje 26-vjeçarit, i cili ka kontratë të vlefshme me klubin deri në qershor të vitit 2026.
Krerët e klubit do të diskutojnë me lojtarin për prishjen e kontratës me marrëveshje dhe në diteët në vazhdim mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë mes tyre. Kështu naë rast se palët dakortësohen për ndërprerjen e bashkëpunimit atëherë, Drame do të ishte i pari largim nga Rrogozhina.
