
Klubi i Tiranës dhe gjithë bardheblutë ditën e sotme janë në zi. Është ndarë nga jeta ish-portieri i kryeqytetasve.
Buraj Tafaj ka mbyllur sytë përgjithmonë. Ish-gardiani i portës shuhet në moshën 81-vjeçare.
Tafaj ishte një ikonë e portës së Tiranës në vitet 60-70-të, duke qenë një lider për kryeqytetasit. Klubi bardhebu ka bërë një postim në “Insta – Story” duke dhënë lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të Tafajt.

Poll