Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E treta për Tiranën jashtë Shqipërisë, Shkëmbi kërkon fitoren e parë kundër ishit të Vllaznisë

Shkruar nga NEWSPORT
E treta për Tiranën jashtë Shqipërisë, Shkëmbi
Bledi Shkëmbi me stafin e tij teknik

Tirana do të zbresë sot sërish në fushë. Kundër Strugës do të jetë miqësorja e tretë me Bledi Shkëmbin në krye, pas atyre ndaj Shkëndijës dhe Ballkanit.

Kujtojmë se Tirana humbi minimalisht 1 me 0 ndaj Shkëndijës dhe barazoi 2 me 2 përballë Ballkanit. Tashmë do të kërkojë fitoren e parë me Shkëmbin në krye kundër kampionëve të Maqedonisë së Veriut.

Trajner i Strugës është Qatip Osmani. Ish-trajneri i Vllaznisë mori drejtimin e skuadrës, ndërsa më parë e mbante Shpëtim Duro.

Takimi mes Tiranës dhe Strugës do marrë jetë në orën 17:00. Ndeshja do të luhet pikërisht në stadiumin e Strugës.

E treta për Tiranën jashtë Shqipërisë, Shkëmbi
Bledi Shkëmbi me stafin e tij teknik


Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga