Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E treta e vërteta? Thomas Brdaric rinis misionin për të rikthyer titullin në Shkodër

Shkruar nga NEWSPORT
E treta e vërteta? Thomas Brdaric rinis misionin për të rikthyer
Thomas Brdaric

Thomas Brdaric është zyrtarisht trajneri i Vllaznisë. Gjermani rikthehet në Shkodër pas dy viteve ku më parë e kishte drejtuar skuadrën në periudhën 2020-2022 ku në 77 ndeshje regjistroi 39 fitore, 21 barazime dhe 17 humbje.

Gjatë drejtimit të tij Vllaznia u rikthye te rruga e trofeve duke fituar dy herë Kupën e Shqipërisë. Pengu i vetëm nga aventura e tij në Shkodër ishte humbja e titullit kampion në sezonin 2020-2021 ku e mbylli me pikë të barabarta me Teutën.

Në dy sezone nuk ia doli, por tani rikthehet sërish për të rinisur misionin. A do të jetë e treta e vërteta? Mbetet të shihet. Kësaj rradhe është ndryshje, gjithçka vendoset në ndeshje direkte në Final Four dhe rekordin personal në ndeshje direkte i ka të kënaqshme.

Me Partizanin s’njeh humbje ku në 7 ndeshje ka 3 fitore e 4 barazime. Me Egnatian është ‘dhëmbë për dhëmbë’ me dy barazime. Vendi i 4-të i Final Four është ende në mëdyshje me Tiranën e Dinamon që kanë 46 pikë të dyja.

Brdaric është ‘fans’ i Dinamos të cilës i ka marrë 7 pikë në 3 ndeshje, ndërsa Tirana është e vetmja skuadër që e ka mposhtur. Me bardheblutë ka një rekord negative prej 1 fitoreje të vetme, 2 barazime dhe plot 4 humbje.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga