
Olsi Rama nuk ka ndërmend t’i ndahet Thomas Brdaric. Dyshja u panë të ulur afër njëri-tjetrit në ceremoninë e hedhjes së shortit për ndeshjet e “Final – Four”.
Siç duket drejtorit sportiv të Partizanit i ka mbetur “peng” timonieri gjerman, të cilin e tentoi dhe e dëshironte të ishte në krye të demave, para se Orges Shehi të zyrtarizohej te kryeqytetasit. Në këto kushte duket se dyshja kanë një raport të mirë dhe kanë preferuar të jenë nën shoqërinë e njëri – tjetrit për të ndjekur nga afër hedhjen e shortit.
Kujtojmë se në ambientet e FSHF-së u hodh shorti, ku Partizani do të matë forcat me Skënderbeun më 17 maj në orën 20:00 në “Air Albania”, ndërsa Egnatia do të sfodohet me Vllazninë më 19 maj në po të njëjtën orë në arenën kombëtare.