Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E PAPRITUR/ Tirana lëviz për trajnerin e ri, me Maganin në dalje bardheblutë nisin bisedimet me ish-in e Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Tirana lëviz për trajnerin e ri, me Maganin në dalje
Tirana dhe Tirona Fanatics

Tirana dhe Gugash Magani mund të mbyllin bashkëpunimin mes tyre. Në këto kushte, bardheblutë nuk duan të mbeten të papërgatitur përballë një dorëheqje të Maganit dhe javë vënë në lëvizje.

Drejtuesit e Tiranës kanë kontaktura ish-mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Klodian Duron. Burime për Newsport.al bëjnë me dije se Tirana nisi bisedimet me Duron edhe në verë, por asgjë nuk ndodhi.

E PAPRITUR/ Tirana lëviz për trajnerin e ri, me Maganin në dalje
Klodian Duro

Ndërsa kësaj here, gjërat janë më konkrete. Duro është një opsion për pankinën bardheblu, por asgjë nuk është firmosur. Trajneri dhe klubi i Tiranës janë në bisedime intensive dhe pritet një vendim përfundimtar.

Kujtojmë se Duro ka një karrierë të gjatë dhe të pasur si trajner. 47 vjeçari më parë ka drejtuar Kukësin, Kamzën, Luftëtarin dhe Lushnjën në Shqipëri, por edhe Feronikelin dhe Gjilanin në Kosovë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga