
Bledar Devolli
Bledar Devolli nuk do të jetë më trajner i Teutës. Pas vetëm 4 ndeshjesh në krye të “Djemve të Detit”, Devolli është shkarkuar nga detyra, ku në këto sfida ia doli të merrte vetëm 1 pikë.
Sipas shtypit të shkruar, trajneri 47-vjeçar është shkarkuar për shkak se nuk arriti aty ku pritej nga presidenti i klubit, Edmond Hasanbelliu. Ky i fundit vendosi të largonte Edi Martinin, për t’i besuar pankinën ish-it të Kukësit.
Tashmë gjithçka është vendosur, trajner i Teutës deri në fund të sezonit do të jetë Bledar Hodo. Ndërsa ndihmësit e këtij të fundit do të jenë trajneri i portierëve, Bledian Rizvani dhe përgatitësi atletik, Mark Dodaj.
Poll