Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E PAPRITUR/ As fitorja nuk bën punë, trajneri i Superiores jep dorëheqjen

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ As fitorja nuk bën punë, trajneri i Superiores jep
Roberto Bordin

I papritur është lajmi që vjen nga Elbasani. Fitorja me Bylisin nuk ka mjaftuar dhe ka sjellë ndryshime në skuadrën e Elbasanit.

Roberto Bordin ka dhënë dorëheqjen dhe drejtuesit e kanë pranuar diçka të tillë. Palët kanë vendosur të ndajnë kështu rrugët mes tyre.

Klubi e ka zyrtarizuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Drejtuesit e falenderojnë Bordin për kontributin e dhënë dhe i urojnë suksese në vazhdim.

“AF Elbasani njofton publikun për shkëputjen e bashkëpunimit me trajnerin Bordin. Tekniku italian ka paraqitur dorëheqjen kështu duke u larguar nga drejtimi i ekipit. Familja verdheblu i uron suksese në vazhdim", shkruan klubi. 

Kujtojmë se fitorja ndaj Bylisit erdhi pas 8 javësh dhe rezultatet negative në kampionat kanë bërë që Bordin të marrë këtë vendim.  Aktualisht Elbasani ndodhet në vendin e 5-të me 21 pikë. pas 16 javësh ai kanë dalë të sigurojnë 4 fitore, 9 barazime dhe 3 humbje.

E PAPRITUR/ As fitorja nuk bën punë, trajneri i Superiores jep
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga