Te Flamurtari bënë një merkato të bujshme në verë, duke afruar futbollistë që paguheshin shumë në Superiore, por vetëm pas disa muajsh shumica e tyre kanë ndarë rrugët me vlonjatët. Saktësisht dy prej tyre kanë shkëputur marrëdhenien me klubin, por këto të fundit vazhdojnë të paguajnë për ta.
Jose Rodriguez dhe Heiderber Ramírez me shumë gjasa do të vazhdojnë të mbushin xhepat nga kontrata e tyre me Flamurtarin. I pari që është spanjoll përfiton në muaj 12 mijë euro, ndërsa i dyti që është nga Venezuela përfiton 9 mijë euro.
Fakti që klubi ka shkëputur marrëdhëniet me ta, bën që duhet të paguajë pjesën tjetër të kontratës. Drejtuesit me shumë gjasa do të vazhdojnë të bëjnë diçka të tillë, pasi nuk duan të kenë probleme me futbollistët nëpër gjykata. Një shumë e konsiderueshme kjo për dy futbollistë, të cilët s’do ta veshin kurrë më fanellën e kuqezinjve, ndërsa marrin mijëra euro.
