
Regi Lushkja
Mesfushori i Egnatias, Regi Lushkja foli për RTSH Sport pas fitores 2-1 ndaj Laçit. Lushkja u shpall më i miri i sfidës nga specialistët në studio dhe u shpreh i kënaqur për paraqitjen dhe mbi të gjitha fitoren e skuadrës.
“E kishim menduar një ndeshje sulmuese që nga fillimi për të shënuar shpejt pasi Laçi mund të vinte me shumë forca në mbrojtje. Bëmë një ndeshje të mirë dhe morëm 3 pikët që donim. Jam i kënaqur për ndeshjen time, por e rëndësishmë është ecuria e ekipit.
Jam ambientuar mjaft mirë, Aleksin e njoh më shumë pasi luajtëm te Tirana. Zejnullait i njoh cilësitë. Ambienti këtu është i ngrohtë me presidentin, stafin, lojtarët që më kanë bërë sikur të kem kohë në shtëpi”, tha Lushkja.
Poll