Skënderbeu ia doli që vetëm në javën e fundit të Superiroes të siguronte një vend në “Final – Four”. Goglat më pas i vunë përballë Partizanit, takim që do të luhet në “Air Albania’ në orën 20:00.
Ekipi i Ivan Gvozdenovic është më i motivuar se kurrë dhe ka “ndezur” motorët për rrugëtimin drejt finales. Korçarët e shumë dëshirojnë titullin, pasi do të riktheheshin kampionë pas 6 vitesh.
Jemi më pak se 12 orë nga starti i sfidës dhe klubi korçar ka sjellë një detaj interesant në vëmendjen e tifozëve, ndërsa “kërcënon” kështu “Demat”, duke iu rikujtuar atyre kohën kur Skënderbeu shpallej kampionë dhe entuziazmi që kaplonte Korçën.
“Skënderbeu – kampion
Skënderbeu – kampion
Skënderbeu – kampion
E mbani mend kur dridhej Korça nga këto të bërtitura? Sot i erdhi radha kryeqytetit ta provojë...”, shkruhet në postimin e “Ujqërve të Dëborës”.