
Erzeni nuk ia doli të siguronte mbijetesën në Superiore duke rënë kështu nga kategoria pas 2 viteve në elitën e futbollit shqiptar. Shijakasit provuan të bëjnë mrekullinë edhe këtë sezon, por pa sukses dhe tani u duhet të bëjnë përgatitjet për Kategorinë e Parë.
Natyrisht, siç ndodh shpesh me skuadrat që bien, pritet eksod lotjarësh dhe së fundmi janë 5 të tillë që u konfirmohet largimi. Kapiteni Nehar Sadiki, mbrojtësi Xhelil Asani, mesfushorët e e huaj Alba, Migone, Kahrimanovic dhe sulmuesi Kadriu nuk do të jenë pjesë e shijakasve për sezonin e ri,
Sadiki e Kahrimanovic janë lojtarë që kanë mbajtur peshë të madhe në formacionin titullar dhe largimi i tyre natyrisht që lë boshllëk të madh. Enigmë mbetet situata edhe me lotjarët e tjerë, por pritet një mbledhje e gjatë e drejtuesve për të vendosur fatin e ‘Hirushes’.