
Flamurtari nuk ndalet në këtë merkato dhe vlonjatët janë shumë afër zyrtarizimit të sulmuesit që luan në Serie A. Sipas Gianluca Di Marzio, kuqezinjtë kanë arritur marrëveshje me Cagliarin për transferimin e Alessandro Bolzan.
Sulmuesi do të nisë një aventurë të re në Vlorë, ku padiksutim bën një lëvizje surprizuese në karrierën e tij futbollistike. Kalimi te Flamurtari do t’i japë mundësinë të marrë minutat e dëshiruara dhe të rritet profesionalisht, ndërsa do të synojë që ta shfrytëzojë ai një “trampolinë” për të ardhmen.
Me transferimin e Bolzan, Flamurtari bën një “goditje” të bujshme dhe shton kështu alternativat për repartin e avancuar. Kështu duket se me rikthimin në Superiore, Flamurtari bëhet i “frikshëm”.