
Bruno Lulaj do të jetë blerja e parë e Elbasanit për sezonin e ri futbollistik. Skuadra verdheblu e saporikthyer në elitën e futbollit shqiptar, e ka nisur merkaton pikërisht me blerjen e mbrojtësit bardheblu.
Ende nuk ka asgjë zyrtare apo firmë, por është arritur një akord paraprak mes palëve. Tashmë gjithçka është e sigurt dhe Bruno Lulaj do të veshë fanellën verdheblu duke nisur nga sezoni i ardhshëm.
Një goditje e bujshme kjo nga Elbasanit, të cilët tashmë në repartin difensiv fitojnë eksperiencën e Lulajt.
29-vjeçari ka qenë një nga titullarët e këtij sezoni te Tirana. Qendërmbrojtësi ka zhvilluar plot 34 ndeshje, duke gjetur edhe 3 herë rrugën e rrjetës.
Teksa, te Elbasani, Lulaj do të ribashkohej me Ardit Hilën, me të cilin ka luajtur pikërisht te bardheblutë e kryeqytetit.