
Nevil Dede, Elbasani
Drejtuesit e Elbasanit kanë zhvilluar ditën e sotme një mbledhje bordi në ambientet e stadiumit ‘Elbasan Arena’ ku ka marrë vendimin për të ardhmen e trajnerit Nevil Dede.
Dede është konfirmuar si trajner kryesor për sezonin e ri ku objektiv maksimal mbetet arritja e Final Four. Dede është konfirmuar, por stafi i tij ka pësuar ndryshime ku është larguar Eriol Merxha me Artan Skënderin dhe ndihmësa të Dedes do të jenë Isli Hidi, Hektor Idrizaj, ndërsa përgatitës atletik, Elton Kodra.
Me mbylljen e kësaj çështjeje, klubi futet tani i gjithi në sulm për merkaton e verës ku do të rindërtohet organika me themel për të krijuar një skuadër konkuruese në Superiore.
Poll