
Dean Lico kur luante me Skenderbeun
Humbja ndaj Bylisit të dielën në javën e fundit të Superiores, rezultoi fatale për Skënderbeun. Pas dy vitesh që ishte ngjitur në elitën e futbollit shqiptar, klubi korçar ra nga kategoria.
Skënderbeu sezonin e ardhshëm do të militojë në Kategorinë e Parë të Shqipërisë. Për rënien nga kategoria të “ujqërve të dëborës” ka reaguar së fundmi Dean Liço, duke shpresuar rikthimin në elitë të ish-ekipit të tij.
“Meritoni gjithmonë të jeni në majën e futbollit shqiptar dhe e di që shumë shpejt do ktheheni”, shkruan Liço në rrjetet e tij sociale. Mesfushori 25-vjeçar ishte pjesë e Skënderbeut për dy sezone.

Poll