
Roberto Bordin
Te Tirana ka ndryshime të mëdha në organikë. Vangjel Mile është larguar nga bardheblutë, ndonëse mungon ende zyrtarizimi, palët mes tyre kanë ndarë rrugët pas vetëm 2 ndeshjesh në Superiore.
Por kryeqytetasit kanë gati tashmë zëvendësuesin e tij. Në stolin e Tiranës do të ulet Roberto Bordin. Një emër i njohur për futbollin shqiptar, pasi siç dihet italiane ka drejtuar Elbasanin dhe tashmë rikthehet në Superiore për të drejtuar bardheblutë.
Por jo vetëm kaq. Mësohet se drejtuesit bardheblu kanë gjetur edhe drejtorin e ri sportiv. Bëhet fjalë për Omer Bunjaku, i cili do të marrë këtë pozicion te kryeqytetasit. Zyrtarizimi i këtyre lëvizjeve pritet të bëhet në orët e ardhshme.
Poll