Redon Xhixha mund të rikthehet te Tirana. Klubi bardheblutë ka nisur të “projektojë” rikthimin e ish-bomberit të tyre.
Sipas shtypit të shkruar Xhixha mund të rikthehet në kryeqytet për të riveshur fanellën bardheblu. Sulmuesi pavarësisht se ka shënuar 3 gola me Qarabag në Azerbajxhian sërish nuk po gjen vazhdimësinë.
Kjo bën që lojtari në janar mund të ndryshojë ekipe dhe Tirana është skuadra e parë që del në skenë. Për të bërë të mundur diçka të tillë Refik Halili po bën gati ofertën “marramendëse” për të bindur Xhixhën të jetë sërish protagonist te Tirana. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë deri në merkaton e janarit.
Kujtojmë se Tirana është skuadra e vetme në Superiore që nuk e njeh as humbjes as fitoren në këtë sezon. Në 6 javët e zhvilluara deri më tani, bardheblutë kanë arritur të marrin kaq barazime.