
Thomas Brdaric
Thomas Brdaric është shumë pranë rikthimit në Superiore. Sipas “Shkodra Sport”, trajneri kroato-gjerman është gati që të rikthehet në elitë ne futbollit shqiptar, por kësaj here jo për Vllazninë.
I njëjti burim raporton se ish-trajneri i shkodranëve ka nisur bisedimet serioze me Flamurtarin. Këta të fundit mund të shkarkojnë teknikun aktual, Carlos Garcia dhe tek Brdaric shohin të duhurin për pankinën.
Kujtojmë se klubi vlonjat e ka nisur shumë keq sezonin në Superiore. Në 5 javët e para të kampionatit, Flamurtari ka vetëm 2 pikë dhe mban vendin e fundit në tabelën e renditjes.
Poll