Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E BUJSHME/ Teuta hap “thesin”, një timonier kampion për sezonin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Teuta hap “thesin”, një timonier kampion për
Orges Shehi

Te Teuta ka patur vetëm largime pas mbylljes së kampionatit. Nga “Djemtë e Detit” janë larguar Ergys Peposhi, Mingos dhe Zogos, me futbollistët që kanë mbyllur bashkëpunimin mes tyre.

Të tjera largime priten nga durrsakët në ditët në vazhdim, por jo vetëm kaq. Drejtuesit kanë nisur punën prej ditësh për sezonin e ri dhe për stolin e skuadrës po kërkojnë një timonier kampion.

Në “radarin” e tyre ka rënë Orges Shehi. Ky i fundit “dështoi” në Superligën e Kosovës për të fituar trofe me Ballkanin dhe largimi duket i pashmangshëm. Në këto kushte “pista” Teuta duket shumë afër.

Kjo pasi mes palëve kanë nisur diskutimet dhe mendohet se bisedimet janë në rrugën e duhur. Nëse Shehi do të marrë në dorë “frenat” e Teutës, do të ishte hera e parë që do të drejtonte ekipin e vendit të tij të lindjes.

Siç dihet Shehi me Tiranën në Superiore ka fituar titullin dhe Supërkupën, ndërsa në Superiore ka drejtuar edhe Partizanin, Kukësin dhe Skënderbeun. Me këto të fundit ka fituar edhe Superkupën e Shqipërisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga