
Erjon Hoxhallari - Filip Najdovski
Filip Najdovski me shumë gjasa do të rikthehet sërish te Tirana. Pavarësisht se palët pak ditë më parë ndanë rrugët, duket se “fatet” e tyre do të rilidhen sërish.
Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se drejtuesit kanë vendosur të kthejnë mbrojtësin në ekip. Kjo vjen pas largimeve të shumta që kanë ndodhur te bardheblutë dhe “boshllëku” që ka mbetur në repartin e prapavijës.
Madje mësohet se krerët e klubit do t’i besojnë edhe shiritin e kapitenit në krah për sezonin e ri. Najdovski joshet nga diçka e tillë dhe pritet që shumë shpejt palët të firmosin edhe kontratën e re mes tyre.
Poll