Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E BUJSHME/ Palët pranë akordit, ish-ylli i ekipit rikthehet te Vllaznia

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Palët pranë akordit, ish-ylli i ekipit rikthehet te
Vllaznia

Erdenis Gurishta është shumë pranë rikthimit te Vllaznia. Ish-kapiteni kuqeblu ka vendosur të rikthehet në Shqipëri, për të riveshur fanellën e shkodranëve.

Kujtojmë që Gurishta u largua verën e shkuar nga Vllaznia, për të nisur një aventurë të re me ekipin e CSKA 1948.

Por me këta të fundit, 29-vjeçari ia doli që të luante vetëm 18 ndeshje, duke mbyllur para kohe bashkëpunimin me ta. Kontrata e Gurishtës me bullgarët skadon në vitin 2026, por sipas shtypi të shkruar ai ka vendosur të rikthehet në Shkodër.

Mbrojtësi i djathtë është një lojtar mjaft cilësor, i cili e njeh mjaft mirë ambientin dhe trajnerin Thomas Brdaric. Ky është një tjetër rikthim i bujshëm, pas atij të Erald Çinarit, për të cilin gjithashtu pritet vetëm zyrtarizimi nga klubi shkodran.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga