
Pas kualifkimit në raundin e dytë të Conference League, skuadra e Vllaznisë i ka shtuar një tjetër forcë kontigjentin në fazën ofensive. Shkodranët kanë afruar me formulë huazimi sulmuesin e Skënderbeut Bismark Charles.
Akordi është arritur mes palëve, ndërsa ka ardhur edhe njoftimi i klubit. Charls është 24-vjeç, por pavarësisht moshës, ai ka një pjekuri në finalizim, duke bindur bordit e Vllaznisë për t’a afruar në ekip.
Bomberi i korçarëve do i bashkohet menjëherë ekipi shkodranë, me qëllim për të dhënë kontribut kundër Vikingur, kundërshtari i grupit të Edi Martinit në Europë. Ndeshja e parë do të mbahet në datën 24 korrik, “Loro Boriçi”, ndërsa ajo e kthimit pas 1 jave në transfertë.
"KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me KF Skënderbeut për huazimin e futbollistit Bismark Charles Kwarena Sie. Sulmuesi 24 vjeçar do t'i bashkohet skuadrës tonë ditën e nesërme në stërvitje dhe do të jetë pjesë e saj në ndeshjet e Kupave të Europës".