Edlir Tetova
Para disa orësh, klubi i Egnatias përmes një njoftimi publik, bëri të ditur se ka ndërprer bashkëpunimin me trajnerin Edlir Tetova.
Befasia më e madhe vjen nga raportimi i “Top Channel”, ku bëhet e ditur se Tetova ka arritur akord me skuadrën e Teutës së Durrësit. Pikërisht klubi bregdetar, ditën e sotme mbeti pa trajner, pas dorëheqjes së Enkeleid Dobit.
Deri në fund të sezonit mbeten edhe 2 javë për të luajtura, ndërsa 3 ekipe në elitën e futbollit shqiptar janë pa “timonier”, fjala është për kampionët e Egnatias, Partizani dhe Teuta.
Poll
