Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E BUJSHME/ Jordi Jaku drejt Serie A, gjigandët italianë ofertë Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Jordi Jaku drejt Serie A, gjigandët italianë ofertë
Jordi Jaku

Jordi Jaku mund të bëjë hapin e madh në karrierë. Mesfushori është një nga më premtuesit që Tirana ka në gjirin e saj.

Paraqitjet e 18-vjeçarit me fanellën e bardhebluve kanë tërhequr vëmendjen e skuadrave përtej Adriatikut. Kështu sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se Bologna është skuadra që tenton të trnasferojë mesfushorin.

Skuadra italiane madje ka bërë një ofertë te Tirana për shërbimet e Jakut, teksa tashmë gjithçka mbetet në dorën e drejtuesve barddheblu nëse do të pranojnë shitjen e talentit të tyre apo jo. Nuk dihet ende se për çfarë shume bëhet fjalë, por me siguri kryeqytetasit do të mbushin “arkat”.

Nëse një operacion i tillë do të arrihet, atëherë Jaku do të ishte 18-vjeçari i parë shqiptar që në moshë kaq të re do të mund të kalonte në Serie A, ndërkohë siç duket mesfushori po ndjek gjurmët e Alen Sherrit.

Gardiani i Kombëtares në merkaton e verës bëri të mundur kalimin e tij nga Egnatia në Superiore te Cagliari në Serie A.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga