Tirana është shumë pranë që të finalizojë një transferim të bujshëm. Bëhet fjalë për Freddy Alvarez, fantazistin 30-vjeçar kosta-rikan, që luan në vendlindje me Liberia.
Sipas gazetarit Kevin Jimenez, vetë futbollisti ka shkëputur kontratën e tij me klubin “verdhezi”, teksa tashmë është i lirë në merkato. Tirana nuk heq dorë nga Liberia, nga të cilët disa ditë më parë mori edhe Johan Cortes.
Megjithatë, tek Alvarez do të jetë më e vështirë për Tiranën. Kjo për shkak se në garë për shërbimet e 30-vjeçarit është edhe klubi nga Tajlanda, Aytthatya.
Përsa i përket Freddy Alvarez, ai ka një vlerë plot 800 mijë euro në “Transfermarkt”. Ndërkohë që gjatë karrierës ka luajtur në Kosta Rikë me ekipe si Liberia, Saprissa, UCR dhe Herediano, teksa ka mbajtur veshur edhe fanellën e Shkupit në Maqedoninë e Veriut.
