Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dy mungesa me “peshë”, Tetova “arnon” formacionin ndaj Skënderbeut

Shkruar nga NEWSPORT
Dy mungesa me “peshë”, Tetova “arnon” formacionin
Egnatia

Egnatia ka udhëtuar në Korçë pa dy lojtarë të rëndësishëm. Arbenit Xhemajli  dhe Alessandro Ahmetaj nuk do të mund të japin kontributin e tyre në këtë sfidë të rëndësishme.

Mbrojtësi u dëmtua në sfidën që Egnatia zhvilloi me Elbasanin. Lojtari mësohet se ka këputur ligamentin dhe në këtë mënyrë i duhet një kohë e gjatë për t’u rikuperuar.

Një lajm i keq padiksutim për Edlir Tetovën dhe stafin e Egnatias, të cilët duhet të bëjnë pa shërbimet e tij në disa prej ndeshjeve të Superiores.  Duke patur parasysh llojin e dëmtimit, me shumë gjasa Xhemajli do të mungojë më shumë se 1 muaj.

Ndërkohë Ahmetaj fatmirësisht nuk është i dëmtuar, por lojtari është i pezulluar. Mesfushori në duelin me Tiranën u ndëshkua me karton të verdhe dhe në këtë mënyrë do të jetë i skualifikuar për duelin me korçarët. Dy mungesa të rëndësishme për Tetovën, i cili duhet të “arnojë” mbrojtjen dhe mesfushën për ditën e sotme.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga