Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dy muaj pa shënuar, Bekim Balaj frikëson Vllazninë para Final Four

Shkruar nga NEWSPORT
Dy muaj pa shënuar, Bekim Balaj frikëson Vllazninë para Final
Bekim Balaj

Bekim Balaj është lideri absolut i Vllaznisë. Bomberi është kapiteni i shkodranëve dhe si i tillë merr përgjegjësinë më të madhe mbi supe. Ky sezon nisi në mënyrën më të mirë për 33-vjeçarin që filloi të shënonte rregullisht duke u kthyer në një makineri e pandalshme.

Plot 17 gola në emër të tij duke prenotuar çmimin e golashënuesit të sezonit. Shifra të tilla kurrësesi nuk e dëmtojnë sezonin e tij pavarësisht formës aktuale. Balaj ka gati 2 muaj pa shënuar, që nga 29 marsi në barazimin me Erzenin në ‘Loro Boriçi’.

Vllaznia do të rikthehet në fushën e lojës të dielën ku sfidon Egnatian në gjysmëfinalen e Final Four, në orën 19:00 në Air Albania. Prania e Balajt është e sigurt dhe shkodranët varin shpresat te kapiteni i tyre. Tani është momenti ideal për t’u rikthyer Balaj i ‘vjetër’ e për të vijuar ëndrrën drejt titullit të 10-të kampion e yllit të parë në fanellë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga