
Vllaznia - Skenderbeu
Skënderbeu dhe Vllaznia do të përballen ditën e sotme në kuadër të finales së vogël të “Abissnet Superiore, sfidë në të cilën do të vendoset vendi i 3-të dhe i 4-të.
Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të startojë në orën 19:00.
Kjo sfidë nuk pritet të ketë shumë interes, sidomos nga tifozët shkodranë të cilën akoma kanë ‘dhimbjen’ e atij barazimi përballë Egnatias, rezultat i cili i nxorri jashtë garës për titullin kampion.
Megjithatë, pritet të jetë një ndeshje e bukur duke pasur parasysh që në fushë zbresin dy skuadra me traditë dhe histori.
Poll