Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dy ‘Dema’ në Kombëtare, Partizani krenohet me Andi Hadroj dhe Agim Zekën

Shkruar nga NEWSPORT
Dy ‘Dema’ në Kombëtare, Partizani krenohet me Andi Hadroj
Andi Hadroj dhe Agim Zeka

Andi Hadroj dhe Agim Zeka janë dy nga shumë surprizat e Sylvinhos në listën e Kombëtares për ndeshje ndaj Ukrainës e Gjeorgjisë më 7 dhe 10 shtator.

Dyshja e Partizanit janë të vetmit lojtarë që aktualisht luajnë në Superiore, pasi Alen Sherri e Sebastjan Spahiu u larguan gjatë kësaj vere. Në këtë mënyrë, ata bëhen ambasadorët e kampionatit shqiptar në Kombëtare.

Padyshim krenari edhe për klubin e Partizanit që sheh dy lojtarët e saj të përfaqësojnë ‘Demat’ me fanellën kuqezi.

“Andi Hadroj dhe Agim Zeka janë përfaqësuesit e kuq në seleksionin e radhës të ekipit tonë kombëtar. Dy lojtarët tanë kanë bindur trajnerin e ekipit tonë kombëtar Sylvinho ti përfshijë në listën e të grumbulluarve për dy takimet zyrtare ndaj Ukrainës në 7 shtator dhe Gjeorgjisë në 10 shtator të vlefshme për ndeshjet e Ligës sê kombeve. Klubi i uron Andi Hadroj dhe Agim Zekës një përfaqësim sa më pozitiv me fanelën kuqezi”, shkruan klubi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga