Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Duhet të dalim nga kjo situatë, humbëm 2 pikë sot", Maksuti mesazh trajnerit të Flamurtarit: Roli im kryesor është...

Shkruar nga NEWSPORT
"Duhet të dalim nga kjo situatë, humbëm 2 pikë
Erald Maksuti

Flamurtari dhe Tirana kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vlorës, përfundoi 1-1. Pas këtij dueli ka folur "Lojtari i Ndeshjes", sulmuesi i vlonjatëve Erald Maksuti. 

“Më vjen keq sepse humbëm dy pikë sot. Por jam i lumtur se jam kthyer në kohë rekord, kisha dëmtim të rëndë. Fokus kam që të ndihmoj ekipin, normal me gola. Por më tepër të vret se nuk morëm 3 pikëshin. Kudo të jetë pozita që më thonë, edhe portier do ta bëj. Fokusi është të dalim nga kjo situatë.

Roli im kryesor është sulmues “pyk”, por trajneri më ka besuar që më mirë të luaj si sulmues i dytë. Duhet të jem më afër portës, ndihem më i rrezikshëm. Taktika ishte e tillë, për të krijuar superioritet në mesfushë. Me pak fjalë duhej të hutonim mbrojtësit, duke lënë Oshafin në sulm. Besoj që siç thatë, është më mirë të jem më afër zonës, mund të jem më i rrezikshëm”, tha Maksuti.

 

Poll

Lexo gjithashtu