Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dueli me Vllazninë, 2 mungesa te Partizani dhe 4 lojtarë në dyshim

Shkruar nga NEWSPORT
Dueli me Vllazninë, 2 mungesa te Partizani dhe 4 lojtarë në
Partizani

Partizani po bëhet gati për duelin me Vllazninë, sfidë që do të luhet ditën e hënë në orën 20:00 në “Arenën e Demave”. Të kuqtë do të synojnë fitoren ndaj shkodranëve për ta nisur me këmbën e mbarë sezonin e ri në Superiore.

Por jo gjithçka do të jetë e lehtë për kryeqytetasit. Pavarësisht se do të luajnë në shtëpi, sërish “hallet” nuk kanë fund te “Demat”. Dy lojtarë do të mungojnë ndaj kuqebluve dhe bëhet fjalë pr Prekën dhe Taipin, të cilët ende nuk janë rikuperuar.

Ndërkohë nga krahu tjetër në dyshim mbeten 4 futbollistë. Mitongo dhe Buxhelaj kanë shqetësime muskulore dhe ende nuk dihet nëse do të mund të jenë gati në kohë. Gjithashtu edhe Hadroj dhe Ismajli mbeten në dyshim. Te stafi i të kuqve shpresojnë që deri ditën e ndeshjes, lojtarët të rikuperohen dhe të jenë gati për Arbër Abilaliajn.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga