
Dinamo
Klubi i Dinamos në prag të përballjes së parë me Jagiellonian, e vlefshme për fazën “play-off” të Conference League, ka regjistruar listën me lojtarët që do të jenë prezentë.
Mungesa më e rëndësishme përkon me sulmuesin më të ri, Saliou Guindo. 28-vjeçari është afruar në ekpin dinamovitë vetëm orët e fundit, por me sa kuptohet nga kjo zgjidhje, trajneri Ilir Daja ka dashur ti japi kohë të përshtatet me grupin.
Në njoftimin e Dinamos, rreth transferimit të Guindo, i ardhur nga Egnatia, ai vlerësohet shumë në fazën ofensive. Mbetet me interes të shikohet te klubi kryeqytetas se sa do të ndikoj largimi i liderit në sulm, Baton Zabërgja.
Poll