
Tirana - Pogradeci
Tirana do të përballen këtë të diel për të luajtur ndeshjen “play-out” të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të startojë në orën 18:00.
Tashmë, klubi bardheblu si pritës ka nxjerrë në shitje dhe biletat për këtë ndeshje. Në katër tribuna, atë D, E, F dhe G3 (miqtë) bileta do të kushtojë 400 lekë të reja, pa asnjë ndryshim midis tribunave.
Ndërsa në tribunën A dhe B, bileta kushton 1000 lekë. Me çmimin më të lartë do të kushtojë një biletë në tribunën VIP, për të cilën duhet të paguash 1500 lekë.

Çmimet e biletave
Poll