 
Egnatia i është afruar kreut të renditjes, teksa ndodhen vetëm 1 pikë larg Vllaznisë. Pikërisht dueli i radhës i rrogozhinasve në kampionat do të jetë ndaj shkodranëve, me ekipet që do të bëjnë mes tyre llogaritë e kreut të klasifikimit.
Prej ditësh në Rrogozhinë kanë nisur përgatitjet për këtë duel, i cili është cilësuar si “finale” e parakohshme për skuadrat që në këtë sezon do të luftojnë “dhëmbë për dhëmbë” për titullin kampion.
Për Edlir Tetovën ka lajme të mira. Një rikthim “big” do të jetë ndaj Vllaznisë, ku Albano Aleksi do të mund të japë kontributin e tij ndaj kuqebluve. Mesfushori rikthehet nga pezullimi për shkak kartonësh dhe ditën e hënë do të marrë vendin e tij në formacionin titullarë. Kujtojmë se dueli Egnatia – Vllaznia është parashikuar të zhvillohet ditën e hënë në orën 17:00 dhe ëshë i vlefshëm për javën e 10-të të kampionatit.
 
                                 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       