
Egnatia prej ditësh ndodhet në Slloveni, ku rrogozhinasit kanë zhvilluar edhe minifazën përgatitore për pjesëmarrjen në Champions League. Gjatë kësaj periudhe kampionët e Shqipërisë kanë zhvilluar edhe ndeshje miqësore, ku Edlir tetova ka parë gjendjen e të gjithë lotjarëve.
Ditën e sotme rrogozhinasit do të luajnë ndeshjen e fundit para sfidës me Borac Banja Luka. Kundërshtari i ditës së sotme për Egnatian është ekipi i Buducnost nga Mali i Zi. Kjo sfidë është parashikuar të zhvillohet në orën 15:00.
Ndërkohë me njëherë pas kësaj sfide Egnatia do të kthehet në Shqipëri. Rrogozhinasit do të bëjnë 1 ditë pushim dhe të mërkuarën do të rinisin sërish përgatitjet për duelin në Champions. Përgatitjet do të zhvillohet nëë stadiumin “Egnatia Arena”, teksa sfida me Borac Banja Luka është programuar të luhet më 10 korrik në orën 21:00 në transfertë.