Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dueli direkt për mbijetesën, Tirana “kryqëzon gishtat” për stadiumin kundër Bylisit

Shkruar nga NEWSPORT
Dueli direkt për mbijetesën, Tirana “kryqëzon
Tirana

Tirana do të luajë një duel shumë delikat ndaj Bylisit në kuadër të javës së 31-të të Superiores. sfidë kjo që është parashikuar të luhet ditën e mërkurë, më 26 mars në orën 19:00.

Një takim i cili me shumë gjasa mund të luhet në “Arenën Kombëtare”. Në fakt për diçka të tillë te bardheblutë kryeqëzojnë gishtat, pasi “shtegtimi” të marrë fund dhe të rikthehen të luajnë ndeshjt në kryeqytet.

Padiksutim që nëse kjo sfidë do të vendoset të luhet në “Arenën Kombëtare”, mbështetja e tifozëve në këtë moment mjaft delikat për kryeqytetasit do të jetë më e madhe. Aktualisht kujtojmë se Tirana ndodhet në vendin e 8-të në klasifikim me 31 pikë, 1 më pak se Bylisi që është edhe kundërshtari i tyre për mbijetesë.

Ndërkohë bardheblutë kanë vetëm 1 pikë më shumë se Skënderbeu dhe Teuta që ndajnë mes tyre vendet e fundit në klasifikim.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga