Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Duele interesante në Ballsh e Rrogozhinë, 4 ekipe përplasin “brirët” për llogaritë e javës së 9-të (NDESHJET)

Shkruar nga NEWSPORT
Duele interesante në Ballsh e Rrogozhinë, 4 ekipe përplasin
Superiore

Ditën e sotme do të luhen 2 ndeshje mjaft interesante dhe që janë të vlefshme për javën e 9-të të Superiores. 4 ekipe do të zbresin në fushë dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e fitores.

Gjithçka ditën e sotme do të nisë me përballjen mes Bylis dhe Vorës. Takim ky që do të luhet në “Adush Muça” në orën 14:00. Si ballshiotët ashtu edhe ekipi nga Vora do të synojnë rikthimin te fitorja në kampionat.

Ndërkohë në orën 17:00 e gjithë vëmendja do të jetë në Rrogozhinë. Egnatia do të presë Teutën në “Egnatia Arena”. Do të sfidohen mes tyre për llogaritë e vendit të dytë në tabelën e klasifikimit. Aktualisht vetëm 1 pikë i ndan në klasifikim, me kampionët aktualë që kanë 15 pikë dhe mbajnë vendin e dytë.

Duele interesante në Ballsh e Rrogozhinë, 4 ekipe përplasin
 

 

Poll

Lexo gjithashtu