Dinamo – Egnatia dhe Tirana – Vllaznia janë dy ndeshjet kryesore të javës së 35-të e të parafundit të Superiores. Pozitat në tabelë ua japin këtë epitet teksa në lojë është kreu i kampionatit dhe bileta e fundit për Final Four.
Vendasit duelojnë në distancë, njëjtë si dhe miqtë ndaj çdo hap fals mund të rezultojë fatal. Në sfida të tilla, mbështetja e tifozëve është më e nevojshme se kurrë. Klubet pritëse kanë nxjerrë në shitje biletat dhe vihet re se Klasikja e Shqipërisë ofron bileta më të lira se sfida që do të luhet në Elbasan Arena.
300 lekë deri në 500 lekë kushtojnë ato të ‘Air Albanias’, ndërkohë që Dinamo i ka vënë një çmim prej 500 lekësh biletave të tyre.
Galeria fotografike ()
Poll