
Egnatia – Vllaznia është një nga supersfida e javës së 31-të të kampionat, takim ky që do të luhet ditën e nesërme në orën 20:00 në “Egnatia Arena”. Një përballje humë e lufuar ems 2 ekipeve që do të bëjnë mes tyre llogaritë për kreun e renditjes.
Por kjo sfidë nuk do të jetë vetë mes shkodranëve dhe rrogozhinasve, por është edhe një duel brenda dueli. Kjo pasi do të vihen përballë njëri –tjetrit edhe 2 golashënuesit e kampionatit. Bekim Balaj përballë Regi Lushkjas.
Shkodrani kryeson me 14 gola, por ka disa ndeshje që nuk po arrin të gjejë rrugën e rrjetës. Ndërkohë nga krahu tjetër ndodhet futbollisti i kampionëve, i cili ka shënuar 12 gola deri më tani dhe po merr mbi super të bëjë rolin e “bomberit” te rrogozhinasit. Mbetet të shihet se cili prje tyre do t;ia dalë të festojë 3 pikët dhe të gjejë edhe rrugën e rrjetës.