Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Duan fanellën e titullarit në Kombëtare, bomberat e Dinamos dhe Skënderbeut “kokë më kokë”

Shkruar nga NEWSPORT
Duan fanellën e titullarit në Kombëtare, bomberat e Dinamos dhe
Bruno Dita dhe Baton Zabërgja

Dinamo dhe Skënderbeu do të përballen ditën e sotme për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në Korçë nis në orën 17:00.

Por, përveç një betejë mes dy ekipeve është edhe një luftë e hapur për dy sulmuesit. Baton Zabërgja dhe Ermir Rashica janë golashënuesit më të mirë respektivisht për Dinamon dhe Skënderbeun.

Zabërgja me 6 gola së bashku me Mandelën kryesojnë te “Blutë”, ndërsa Rashica me 5 të tillë kërkon që të paktën të barazojë sulmuesin e Kosovës.

Një betejë mes sulmuesit të Kombëtares shqiptare u21, i cili shpreson ekipin A dhe Zabërgjës që së fundmi u ftua nga Kosova A. Pritet të shihet se cili prej tyre do të dalë sot fitimtar në aspektin personal.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga