
Mesfushori i Tiranës, Ian Soler foli në prag të ndeshjes me Skënderbeun që do të luhet sonte në orën 19:00 në ‘Air Albania’ e vlefshme për javën e 7-të të Superiores.
“Ka qenë një sezon i vështirë mendoj për çdo ekip sepse është hera e parë në jetën time që shoh se çdo ekip mund të fitojë ndaj çdo ekipi. Kjo është shumë e mirë për kampionatin.
Sa na përket ne, mendoj se dukemi gjithnjë e më mirë. është mirë të mos pësosh gol nga Partizani. Mezi presim fitoren e parë.
është ajo që thashë më parë, liga është shumë konkurruese. Çdo ekip ka lojtarë të mirë, funksionon mirë, ka ide të qarta. Jemi gati për çdo ndeshje. Ne jemi Tirana, ndaj duhet të luftojmë për të fituar çdo ndeshje.
Kur kam mundësi të luaj për Tiranën, ideja është të fitoj një kampionat, të fitoj Kupën, kampionatin, madje të luaj në Europë. Ky është qëllimi im, synimi im personal dhe mendoj për të gjithë ekipin.
Ne kemi një skuadër të shkëlqyer, jo vetëm 11 që luajnë. Pankina jonë është shumë e mirë, përfshirja e të rinjve nga akademia. Klubi po ecën shumë mirë”, tha Soler.