Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dritan Mehmeti nuk trembet nga Laçi, e shkuara favorizon 44-vjeçarin

Shkruar nga NEWSPORT
Dritan Mehmeti nuk trembet nga Laçi, e shkuara favorizon
Dritan Mehmeti

Dinamo do të përballet pasditen e sotme përballë Laçit, në sfidën e vlefshme për javën e 33-të të “Abissnet Superiore”. Kjo ndeshje që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të startojë në orën 18:00.

Një ndeshje majft interesante, por që dinamovitët kanë ‘sekretin’ e favorizimit. Dritan Mehmeti mund të jetë ai që do të udhëheqë të tijët drejt triumfit. E shkuara e teknikut përballë Laçit është pozitive.

Në 6 sfida të zhvilluara kundër kurbinasve si trajner, Mehmeti ka barazuar 1, ka humbur 2 dhe ka triumfuar në 3 të tjera.

44-vjeçari pritet të jetë një pikë e fortë dhe një plus për të tijët në një sfidë, ku Dinamo dëshiron 3 pikët për luftën e ashpër të Final 4. Edhe pse janë vetëm statistika, Mehmeti si i ‘favorizuar’ pritet të japë maskimumin për të marrë fitoren e 4-të ndaj Laçit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga